Ftesë për regjistrim të punëkërkuesëve të riatdhesuar / Registracija vraćenih lica
Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e integrimit socio-ekonomik, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19:
Projekti Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP2/UNDP) në kuadër të komponentës për mbështetje për riintegrim të qendrueshëm për persona të riatdhesuar, shpall të hapur thirrjen për regjistrim të personave të riatdhesuar të papunë me qëllim të identifikimit dhe klasifikimit të nevojave të tyre, në mënyrë që t’i mundësohet aplikimi në skema të aftësimit dhe punësimit.
Ftohen të gjithë të riatdhesuarit në 5 vitet e fundit, të interesuar për programet në kuadër të masave aktive të tregut të punës në Kosovë, të regjistrohen në platformë.
Vini re: regjistrimi në platformë nuk është aplikim për skema, por është shprehje e interesimit për t’u profilizuar për më tutje përmes vlerësimit të nevojave për të aplikuar në njërën nga skemat e aftësimit dhe punësimit: Trajnim në Punë, Subvencionim i pagës, Vetpunësim (Grante).
Të drejtë regjistirmi kan vetëm personat e riatdhesuar në Kosovë pas datës 01.09.2016
------------------------------------------------------------------------------------------------
Sa ciljem da se repatriranim licima na Kosovo pruži podrška na realizaciji društveno-ekonomske integracije kao i povećani napor da se pomogne ekonomski oporavak tokom suočavanja sa pandemijom COVID-19.
Projekat Aktivni Programi Tržišta Rada (PATP2/UNDP) u okviru komponente za podršku održivoj reintegraciji repatriranih lica, objavljuje javni poziv za registraciju nezaposlenih lica sa ciljem da se identifikuju i klasifikuju njihove potrebe kako bi se omogućila primena u šemama za osposobljavanje i zapošljavanje.
Pozivaju se sva repatrirana lica u zadnjih 5 godina koja su zainteresovana za programe u okviru aktivnih mera tržišta rada na Kosovo, da se registruju na platformi.
Napomena: registrovanje na platformi nije aplikacija za šeme već je izraz interesa za dalje profilisanje kroz procenu potreba i kategorizaciju za primenu u jednoj od šema osposobljavanja i zapošljavanja: Obuka na Radnom Mestu, Subvencionisanje Plate, Samozapošljavanje (Grantovi).
Pravo za registiraciju imaju samo lica repatrirana na Kosovo nakon 01.09.2016