Lajme nga Dropulli

Vazhdojnë punimet në Bashkinë tonë.

Në fshatrat Dervician, Peshkëpi e Sipërme, Goranxi, Vanistër, Glinë, Llongo janë pastruar hapësirat publike dhe janë kryer punime për mirëmbajtjen e rrugëve. Punimet për riparimin e shkollës së vjetër në Goranxi vazhdojnë, kurse në Llovinë janë kryer punime për rrethimin e çezmës së fshatit.

Punimet vazhdojnë me ritme intensive në Bashkinë tonë.

Në fshatrat Vrahogoranxi, Vrisera, Dervician është kryer mirëmbajtja e rrugëve si edhe pastrimi i ambienteve publike. Në fushën e futbollit në Dervician janë vendosur shtylla hekuri për ndriçim, në Kakavi është riparuar çatia e Kishës, kurse në Lugar u riparua puseta per grumbullimin e ujerave.

Punimet vazhdojnë me ritme intensive në Bashkinë tonë.

Në fshatrat Radat (deri në Kishën e Shën Mërisë, Peshkëpi e Sipërme), Vrahogoranxi është kryer ndërhyrja dhe mirëmbajtja e rrugëve. Në fshatin Grapsh dhe në rrugën nacionale Kakavi-Gjirokastër është kryer pastrimi i mbetjeve dhe punime të ndryshme mirëmbajteje.

Lexo të gjitha Postet

GreekAlbaniaUSA